-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rrahmani: Nuk e votoj Kodin Civil, angazhohem për familje tradicionale

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim në lidhje me Kodin Civil.

Rrahmani ka deklaruar se ruajtja e familjes tradicionale ka qenë edhe premtim i tij, për çka ai tha se do të angazhohet deri në fund të mandatit.

Qëndrimet e tij, ai thotë se nuk do t’i ndryshojë, duke lënë të nënkuptohet se nuk do ta votojë Kodin.

“Nëse psh në Kosovë ndodhë të lindin prej një dhuruesi të spermatozoidi, atëherë neve detyrimisht i dërgojmë drejt incestit. Arsyeja pse nuk e mbështes dhe nuk e votoj është tek e drejta për t’u sterilizuar te meshkujt mbi moshën 23 vjeç, pas një vlerësimi të komisionit shëndetësor. E pakuptueshme t’u mundësohet një proces i tillë, pa vlerësim për rreziqet. Kjo ka të bëjë me angazhimin tim politik, për ruajtjen e familjes tradicionale. Natyrisht, ky ka qenë angazhim dhe premtim I imi edhe gjatë fushatës. Këto kanë me qenë qëndrimet e mija deri në fund të mandatit.”, tha ai në TV Dukagjini.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img