0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Rrahmani kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka dalë kundër financimit nga ana e Minisrisë së Kulturës të DokuFest, Anibar dhe Paradës së Krenarisë.

Ka pasur shfaqje ne Dokufest, që sipas deputetit të LVV-së, janë degjenerim dhe antivlera.

Ai ka kritikuar financimin që këtij projekti i ëshë bërë nga pushteti qendror dhe ai lokal.

Sipas tij qëllimi është që përmes këtyre aktiviteteve të shkatërrohet familja.

”Është e tmerrshme dhe e papranueshme se si DokuFest, Anibar, Parada e Krenarisë dhe qindra aktivitete të mbështetën nga pushteti qendror dhe lokal me miliona euro nga paraja publike për të promovuar antivlera dhe degjenerim të shoqërisë tonë!  Tashmë është qartë e kuptueshme se të gjitha këto organizime kanë vetëm një qëllim, atë të shkatërrimit të familjes, si shtylla kryesore e shoqërisë dhe identitetit tone”.

“Arti dhe kultura që duan shkatërrimin e shoqerisë nuk janë art e as kulturë, e aq më shumë kur kjo financohet nga parat tona si taksapagues të këtij vendi. Asnjëherë ne nuk do të lejojmë që këto degjenerime të ndryshojnë vlerat e larta që vendi ynë frymëzon me shekuj e shekuj”, ka thënë Rrahmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img