Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka folur në lidhje me incizimet e bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Ai në lidhje me këtë tha se Kusari-Lila vjen nga një subjekt tjetër politik dhe u shpreh se nuk ndihet i përfaqësuar nga ajo.
“Unë e kam pasur qëndrimin tim që Mimoza Kusari vjen prej një subjekt tjetër politik, nuk më përfaqëson mua, përfaqësimi im si deputet në Kuvend bëhet nga unë si deputet, si përfaqësues direkt në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nuk e ndjejë vetën të përfaqësuar nga një deputetet apo një deputet tjetër cilido qoftë ai”, është shprehur ai në Klan.
Tutje, Rrahmani tha se ky vlerësim i tij ka qenë publik edhe para se të ndodh publikimi i incizimeve.
“Ky vlerësim i imi ka qenë publik edhe para se të ndodhin këto përgjime, kështuqë edhe tani nuk është se kam ndonjë ndryshim, për shkak se unë kam qenë në deklarim rreth përfaqësimit edhe para se të ndodhin këto përgjime”, u shpreh tutje ai.