13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rrahmani i përgjigjet Haxhiut për Kodin Civil: Nuk kam asnjëherë votë PËR shkatërrimin e familjes – VIDEO

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paralajmëroi që brenda këtij viti do të votohet projektligji për Kodin Civil.

Haxhiu paralajmëroi se votë për këtë projektligj do të ketë edhe nga deputetët që më herët kanë votuar kundër, e i cili ndër ta është edhe deputeti Eman Rrahmani.

Rrahmani i ka reaguar Haxhiut duke thënë se “nuk kam asnjëherë votë PËR shkatërrimin e familjes”, teksa shtoi se do të jetë gjithmonë aktiv në mbrojtjen e saj.

Tutje, ai shpërndau një deklarim të tij të dhënë në “Info Magazine” në Klan Kosova, duke thënë se “nuk mendoj që një njeri që jep një deklarim për një çështje mund të ketë ndryshim përderisa problemi është i njëjti dhe çështja është e njëjtë.

“Ministrja në qoftë se i ka bërë ndryshimet, nuk e di ku i ka prezantuar. Kodi Civil është një dokument shumë voluminoz dhe çështja që e kemi kundërshtuar ne është një nen me dy paragrafe”, tha ai.

Kujtojmë se herën e parë, votimi i Kodit Civil nuk ishte votuar as nga një numër i konsiderueshëm i deputetëve të pozitës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img