Site icon PrishtinaPress

Rrahmani i ashpër me Xhulin: Të kërkon foto dhe e shpërndan në media, e ulët

Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani pas aludimeve që është në lidhje me ish-konkurrenten e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura ka reaguar ashpër.

Ai shprehet se një person që të kërkon të bësh foto me të, e pastaj e shpërndan nëpër media, është shumë e ulët, shkruan klankosova.tv.

Ndër të tjera, Rrahmani thotë se është beqar dhe nuk ka asgjë të re.

“Nuk ka asgjë të re, është një gjë shumë i ulët me të kërku dikush foto e pastaj me ua dërgu mediave, as vet mos me postu. Për mu është shumë e ulët prandaj kom vendos mos të reagoj. Jam single dhe nuk ka asgjë të re”, tha kapiteni dardan në një intervistë për RTV Dukagjinin.

Exit mobile version