“Kancer të familjes tradicionale”, e ka quajtur deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, doracakun për edukim seksual.
“Doracaku ka qenë kancer i familjes shqiptare dhe gjitha komuniteteve tjera”, tha ai në “Pressing”.
Ai akuzoi qeveritë e kaluara për shtyrjen e këre agjendave për shkak të servilizimit.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosja, sipas tij, i ka bindje ideologjike që i beson.
“Kjo është një agjendë që ka nisur moti dhe pushtetet e kaluara e kanë pasur nga servilizmi ndaj këtyre agjendave, por duke qenë pjesë e këtij pushteti për katër vjet unë e kam kuptu që kjo është agjendë ideologjike e këtij pushteti që i beson këto vlera”, tha Rrahmani.