Site icon PrishtinaPress

Rrahmani dhe Korenica ndahen nga VV, sot zyrtarizojnë koalicionin “Lista Familja” me AKR e Ferid Aganin

Deputetët Eman Rrahmani e Visar Korenica, sot pritet ta zyrtarizojnë largimin nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ku do të dalin bashkë me përfaqësues të AKR-së dhe me Ferid Aganin e PD-së.

Kështu u njoftuan mediat dje në një njoftim.

Rrahmani e Korenica ishin kundër Kodit Civil dhe kohë pas kohe kishin bindje ndryshe nga partia e Kurtit.

Në seancën e fundit ata u distancuan edhe nga grupi parlamentar duke u ulur në ulëse tjera në Kuvend.

Njoftimi i plotë:

Kemi kënaqësinë që në emër të deputetit Eman Rrahmani të ju ftojmë në konferencë për media.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara.

Konferenca mbahet nesër më 1 tetor, ditë e martë, ora 11:00, para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Jeni të mirëpritur!

Exit mobile version