Pas vizitave në Rahovec dhe Mitrovicë, kandidati me numër 7 i PDK-së, Rrahman Rama, e përmbylli ditën me dy takime në Podujevë. Një takim me bashkëluftëtarët llapjanë dhe një tjetër në familjen Dushkolli në Llaushë.
“Sonte me bashkëluftëtarët llapjanë, kemi diskutuar gjerë e gjatë në Podujevë. Për çdo temë, si ata mua, ashtu edhe unë më së miri i kuptoj ata. Faleminderit shokë!” u shpreh Rama.
Ai theksoi se në çdo qytet dhe me çdo qytetar që takon, shpresa për një Kosovë më të mirë është e pranishme dhe e fuqishme. Kjo shpresë, sipas tij, do të bëhet realitet me qeverisjen e PDK-së pas 9 shkurtit.
“Falënderim i veçantë për familjen Dushkolli për pritjen e ngrohtë në Llaushë. Me përkrahjen tuaj, besojmë se e ardhmja do të jetë më e ndritshme për të gjithë,” përfundoi Rrahman Rama.
#Rr7