1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Rrahman Rama: Ne jemi Ushtria e Kosovës, vetëm emrin e kemi FSK

Ushtria e Kosovës do t’i ketë 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë. Në FSK thonë se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës 5.5 milionë euro, dhe për cdo vit të ketë rritje të buxhetit.

Forca e re pret edhe donacione nga aleatë, e disa veç i ka të konfirmuara për në gjysmën e parë të këtij viti.FSK do të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të veprojë varësisht urdhrave qe do t’i marrë. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama thotë se kanë qenë të kujdesshëm në aspektin e buxhetit, marrë parasysh situatën ekonomike në vend.

Në planin e FSK-së përfshihet edhe zhvillimi profesional i pjesëtarëve. Aktualisht pjestarët e Forcës shkollohen në gjashtë akademi prestigjioze në botë, në vendet anëtare të NATO-s.

Forca e Sigurisë së Kosovës po fillon fazën e transformimit në Ushtri të Kosovës, me ndryshime ligjore, dhe jo kushtetuese, e kjo i ka pamundësuar të ketë edhe emrin.

Gjeneral Rama thotë se pavarësisht emrit, FSK do të do të jetë Ushtria e Kosovës. Komandanti i FSK-së tregon se në fillim të këtij viti fillojnë me rekrutimin e gjeneratave të reja që do t’i bashkëngjiten Forcës.

Gjithashtu, në gjysmën e parë të vitit pritet arrijë një donacicon prej 12.5 milionë euro. Vitin që shkoi, gjeneral Rama ka nënshkruar 71 largime të pjesëtarëve nga komuniteti serb, pas presioneve dhe shantazhit që u kishin ardhur atyre nga Beogradi. Komandanti i FSK-së thotë se pjesa tjetër e serbëve janë duke vazhduar të shërbejnë aty normalisht.

Ai thotë se dyert e Forcës janë të hapura për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që dëshirojnë t’i shërbejnë organizatës së re.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img