4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rrahman Jasharaj i kundërpërgjigjet Nagavcit pas deklaratave për shantazh: Ju po kërcënoni

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj i është kundërpërgjigjur ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci e cila në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se s’mund ta shantazhojë asnjë organizatë, duke aluduar te SBASHK-u.

Jasharaj thënë se nuk është hera e parë që ministrja e Arsimit e jep këtë deklaratë dhe asnjëherë SBASHK-u nuk ka shantazhuar apo kërcënuar dikë.

Ai ka thënë se paralajmërimi i grevave nga ana e tyre nuk do të thotë kërcënim por alarm për institucionet që të ulen e të bisedojnë për problemet në arsimi në mënyrë që të mos ketë greva.

“Ajo këtë e ka përsëritur edhe në të kaluarën por është deklaratë e çuditshme ngase SBASHK-u as në të kaluarën as tash nuk përdor metoda të shantazhit as të kërcënimeve por institucionet duke mos qenë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesa e legjitime të punëtorëve të arsimit dhe duke mos qenë të gatshëm të ulet në tavolinë me ne për t’i përballë argumentet, zgjedhin një fjalorë të tillë për të krijuar në opinion një bindje aty ku mundet për ne, se gjoja ne dimë vetëm të shantazhojmë, ne kur themi se mund të ketë grevë, nuk e themi si kërcënim por si alarm që gjërat të diskutohen në mënyrë që të mos vijmë të greva.”, ka thënë ai.

I pari i SBASHK-u u shpreh i shqetësuar për deklaratat e para disa ditëve të ministres Nagavci dhe zëvendësit të saj, Dukagjin Popovci. Jasharaj nënvizoi se deklaratat e tyre ‘mund t’i lexojmë si kërcënime e shantazhe’.

“Madje, kohëve të fundit ne mund t’i lexojmë si kërcënim e shantazh deklaratat, qoftë e Nagavcit ku thotë se ‘mësimdhënësit duhet të jenë të lumtur që janë në punë’ mund ta lexojmë se mund të mbeteni pa punë ose zëvendësministrit, Dukagjin Popovci, ku thotë se ‘me vlerësimin e mësimdhënsve mund të ketë mësimdhënës që mund të përjashtohen nga puna’, është dashur ta thotë edhe atë pjesën e mirë që mësimdhënësit e mirë gjatë testimit të gradohen ashtu siç e thonë edhe dokumentet e MASHTI-it”, ka deklaruar Jasharaj për Periskopin.

Ndërkohë, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se nuk do të lejojë askënd ta shantazhojë në punën e saj si përgjegjëse e dikasterit të arsimit.

Duke folur për raportet me SBASHK-un, Nagavci në seancën e Kuvendit të Kosovës, tha se testimi si instrument i vlerësimit të mësimdhënësve nuk parashihet me legjislacion në fuqi.

“Unë nuk shantazhoj askënd, po ashtu nuk ka asnjë person, asnjë organizatë që mund të më shantazhojë mua”, tha ajo.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë duke diskutuar për arsimin në kohët pandemisë Covid-19.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img