0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Rrahjet në LDK – Nitaj: Me pas ndodh në AAK, i madh e i vogël na kishin ba për pese pare

Deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj ka folur pas incidenteve që po ndodhin në kuvendet zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook Nitaj ka thënë se sikur të kishin plasur grushtet në AAK si në LDK, “atëherë i madh dhe i vogël do t’i bënin për pesë para”.

“Me pas plase grushtet ne Aleance siç po ndodh me LDK-në, ishin çu i madh e i vogël prej tyre e na kishin ba për pese pare!  Po mua me pëlqen kur Aleanca, ani pse edhe ajo me plot gabime, e ruan një far zotnilleku ne diskursin publik”, ka shkruar Nitaj.

Ndryshe, në kuvendin zgjedhor të nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, e cila është pjesë e degës së tretë presidenti Ibrahim Rugova, ka shpërthyer dhuna, ku janë hedhur karrige dhe janë shpërndarë grushte e shuplaka ndërmjet përkrahësve të Hazir Borovcit dhe atij të Arban Abrashit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img