Site icon PrishtinaPress

Rrahje në tunel mes futbollistëve pas ndeshjes Real Madrid – Las Palmas (VIDEO)

Real Madrid dhe Las Palmas u përplasën pas fushës edhe në tunelin e stadiumit Santiago Bernabeu.
Ndeshja ishte tepër e nxehtë e sidomos me marrjen e kartonit të kuq nga Bale, transmeton Tetova1.
Gjyqtari David Jose Fernandez Borbalan ka zbuluar në raportin e ndeshjes së ka ndodhur një përleshje mes lojtarëve në tunel.

“Sapo shkuam në dhomë të zhveshjes pasi që kishte përfunduar loja, dëgjuam zëra të zhurmshëm që vinin nga tuneli. Të alarmuar nga kjo, dolën nga dhoma jonë e zhveshjeve dhe e gjetëm një numër lojtarësh dhe trajnerësh duke argumentuar zëshëm”, deklaroi ai.

Tension pati edhe në fushë përfshirë momentin e ndëshkimit të Gareth Bale me karton të kuq.

https://www.youtube.com/watch?v=1BKkRzafXP4

Exit mobile version