2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

spot_img

Rrahje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren: I ndaluari sulmon fizikisht zyrtarin korrektues

Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve, e gjetja e substancave narkotike janë goxha të shpeshta. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, por këtë herë viktimë është një zyrtar korrektues.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës që punon në këtë qendër është sulmuar fizikisht nga një person, i cili ndodhej nën masën e ndalimit.

Siç mëson Sinjali, për motive akoma të panjohura, i dyshuari e ka goditur me grushte zyrtarin korrektues, duke i shkaktuar lëndime – për çka i njëjti është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Rasti është denoncuar menjëherë në Polici dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për inicimin e hetimit ndaj të dyshuarit.

Të njëjtat burime kanë konfirmuar se tashmë ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit lidhur me rastin për të cilin është ndaluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img