Site icon PrishtinaPress

Rrahje në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, i paraburgosuri e grushton oficerin 

Edhe pse prapa grilave, shpeshherë të paraburgosurit e të dënuarit përfshihen në sherre brenda qendrave korrektuese. Ka raste kur rrahen mes vete, por jo rrallëherë ndodhë që viktima të jenë edhe personat zyrtarë, raporton Gazeta Sinjali.   

Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali të Prishtinës dhe kësaj radhe viktimë është një gardian.

Sinjali ka mësuar se një i paraburgosur i cili ishte dërguar në këtë qendër para disa ditëve, e ka sulmuar fizikisht një oficer në hapësirat e pavijonit.

Sipas informacioneve të para, incidenti ndodhi gjatë shërbimit të ushqimit, ku viktima u përballë me të dyshuarin – i cili e grushtoi në fytyrë, thonë tutje të njëjtat burime.

Exit mobile version