Site icon PrishtinaPress

Rrahje në Prizren, theret me thikë personi që tentoi t’i ndajë

Tre persona janë përleshur fizikisht mes vete në fshatin Vllashnje të Prizrenit.

Policia njofton se derisa një person ka tentuar të ndërmjetësoj është goditur me thikë nga njëri prej të dyshuarve.

“Pas një mosmarrëveshje në mes tre personave të dyshuar meshkuj kosovar, viktima mashkull kosovar derisa ka tentuar të ndërmjetësoj është goditur me një mjetë të mprehtë (thikë) nga njëri prej të dyshuarve të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati”, njofton Policia.

Tutje, Policia ka sqaruar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore.

Exit mobile version