Site icon PrishtinaPress

Rrahje në Prishtinë, arrestohen katër persona dhe konfiskohen armë

Sot rreth orës 16:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka ndodhur një rrahje mes disa personave.

Policia thotë se personat e përfshirë në rrahje në fillim kishin dalë nga veturat e tyre e më pas ishin konfrontuar.

Me këtë rast ka reaguar shumë shpejt Njesia Speciale e Policisë së Kosovës duke evituar eskalimin e mëtejmë të situatës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rasti ishte në progres në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku disa persona pasi kishin dalë nga veturat e tyre janë përfshirë në një rrahje. Ka qenë reagimi i shpejtë policor në vendngjarje edhe i zyrtarëve nga stacioni qendra , ai që ka rezultuar me shoqërimin e katër personave të përfshirë në këtë rast, si dhe sekuestrimin e një arme zjarri dhe një thike”.

Aktualisht zyrtarët kompetent , kanë nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Exit mobile version