2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Rrahje në Mitrovicë, dy persona dërgohen në spital

Të shtunën rreth orës 18:00, në qendër të qytetit të Mitrovicës ka ndodhur një rrahje mes disa personave.

Si pasojë dy kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka njoftuar se Policia është duke intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve dhe gjithashtu rasti është duke u trajtuar.

“Një rrahje ndërmjet disa personave është raportuar rreth orës 18:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, lidhur me rastin aktualisht policia është duke intervistuar tre persona në cilësi të të dyshuarve, ndërsa dy persona tjerë kanë kërkuar tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar”, ka thënë Zahiti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img