Site icon PrishtinaPress

Rrahje në lokalin e komunitetit LGBTI në Prishtinë, 26-vjeçarja bën llom një vajzë me boksa

Një përleshje mes dy vajzave ka ndodhur dje në një lokal në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, ku Policia ka intervenuar pasi u raportua se situata mund të tensionohej edhe më shumë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për lokalin e komunitetit LGBTI, “Bubble”, ku një vajzë e  pësoi nga sulmi që ia shkaktoi një vajzë tjetër brenda hapësirave të lokalit. 

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes, kur Policia edhe mori informacionin se një vajzë 21-vjeçare është rrahur nga një 26 vjeçare dhe duhet të 

Motivet e kësaj ngjarje ende nuk janë zbuluar, por sipas informacioneve të para e dyshuara V.B., e kishte sulmuar viktimën me boksa, duke i shkaktuar lëndime trupore, por që situata nuk kishte eskaluar më tej, pasi kanë ndërhyrë përgjegjësit e lokalit dhe i kanë ndarë dy palët e përfshira në rast. 

Sipas burimeve të Sinjalit, Policia është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka shoqëruara dy të rejat në stacion policor, për t’u intervistuar lidhur me ngjarjen.

Akoma nuk dihet për vendimin e prokurorit për 26-vjeçaren e cila dyshohet për sulmin ndaj 21-vjeçares. 

Sinjali do të ju mabjë të informuar për detajet e reja. 

/GazetaSinjali/

Exit mobile version