Janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.
Policia ka njoftuar se rrahja ka ndodhur rreth orës 20 e 3 minuta në Fushë Kosovë.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në nivel stacioni./IndeksOnline/