Site icon PrishtinaPress

Rrahje në Burgun e Sigurisë së Lartë, dy të burgosur e bëjnë për spital ‘shokun” e qelisë

Dy të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë e ka sulmuar fizikisht një të burgosur tjetër me të cilin ishin në qeli, shkruan Gazeta Sinjali.

Të burgosurit që po vuanin dënimin në këtë burg i kanë shkaktuar lëndime serioze ‘shokut’ me të cilin ndanin qelinë.

Ky i fundit pas lënimeve që ka marrë është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mëson Gazeta Sinjali.

Sulmi i dy të burgosurve ndaj tjetrit ka ndodh të shtunën masdite, derisa në Burgun e Sigurisë së Lartë ka ndërhyrë edhe Policia.

Tutje me rastin është marrë Prokurori i Shtetit i cili e ka iniciuar atë si “sulm”.

Exit mobile version