Një i burgosur ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga një person në Burgun e Dubravës.
Rasti është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.
I dyshuari dhe viktima janë të burgosur në Burgun e Dubravës.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Burgu i Dubravës 13.03.2023 – 12:35. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima janë të burgosur në Burgun e Dubravës. Rasti është inicuar si më lartë me vendim të prokurorit.