Site icon PrishtinaPress

Rrahje në burgun e Dubravës, 34-vjeçari godet të burgosurin tjetër me konservë peshku

Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve janë goxha të shpeshta, sidomos në Burgun e Dubravës.

Një përleshje ka ndodhur edhe mëngjesin e djeshëm, ku janë përfshirë dy persona të cilët vuajnë dënimin me burgim në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

palët kishin pasur probleme mes vete edhe më parë, teksa dje 34-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar të burgosurin tjetër duke e goditur me konservë peshku.

Si pasojë e kësaj, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që palët kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin para organeve të hetuesisë.

Bazuar në dëshminë e të dyshuarit, i cili ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet, gjithçka ka nisur pas ofendimeve dhe provokimeve të viktimës, të cilat ai nuk ka arritur t’i durojë dhe më pas ka pohuar se e ka goditur atë disa herë.

Në anën tjetër, viktima ka mohuar që t’iu ketë kundërpërgjigjur me sulm fizik të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Exit mobile version