Një rrahje ka ndodhur dje në Skenderaj, raporton portali rajoni.org.
Burimet e rajonit brenda stacionit policorë në Skenderaj kanë treguar se pas një konflikti verbale, dy punëtorët e kompanisë “Rukolli” kanë eskaluar edhe me perleshje fizike.
Rajoni ka zbuluar ekskluzivisht se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:40 në rrugën “28 nëntori”, në punishtë të ndërtimit.
Sipas të njejtave burime, njëri nga punëtorët ka pesuar lendime trupore dhe se i njejti është detyruar të marrë trajtim mjekësorë në QKMF të Skenderajt
Raportohet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.