Sot rreth orës 13:00 ka ndodhur një përleshje fizike në rrugën “Basri Canolli” në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona.
Policia e Kosovës njofton se në këtë rast, janë lënduar të gjithë personat e përfshirë, raporton Indeksonline.
Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën pjesëmarrje në rrahje.
“Njëri nga personat e dyshuar, ngarkohet edhe me veprën Mbajtje në prosnësi, kontrollë apo posedim i paautorizuar i armëve, pasi në shtëpinë e tij janë gjetë dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie armë, një pistoletë, dy karikatorë, 63 fishekë etj”, njofton tutje PK./Indeksonline/