Një rrahje mes nxënësve ka ndodhur të martën në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë.
Lexuesit thanë për Insajderin se disa maturant janë rrahur me mjete të forta. Por kjo është mohuar nga drejtori i shkollës, Haxhi Metaj.
Ai, konfirmoj rrahjen por tha se ka qenë një përleshje e vogël mes dy nxënësve që sipas tij janë pajtuar pastaj.
“Ka ndodh një konflikt mes dy nxënësve. Por nuk ka qenë konflikt I madh. Unë e kam njoftuar Policinë e Kosovës lidhur me incidentin. Nxënësit i kanë ra pishman për rrahjen dhe janë pajtuar”, tha drejtori i shkollës Haxhi Metaj për Gazetën Insajderi.
Edhe pse është njoftuar policia e Kosovës dhe ka dal në vend të ngjarjes, në raportin 24 orës nuk është raportuar lidhur me rrahjen e nxënësve.