Site icon PrishtinaPress

Rrahje masive në shesh të Prishtinës, lëndohen tre persona

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur rreth orës 12 në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

Nga kjo rrahje lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

“Tre persona të lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme operativo-policore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version