Një rrahje mes disa personave ka ndodhur rreth orës 12 në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.
Nga kjo rrahje lëndime trupore kanë pësuar tre persona.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës
“Tre persona të lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme operativo-policore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftim.