Site icon PrishtinaPress

Rrahje masive në koncertin e Butrint Imeri, detyrohet ndërhyrja e sigurimit

Këngëtari Butrint Imeri edhe këtë verë vazhdoi të jetë mjaft i angazhuar me mbrëmje muzikore të ndryshme.

Duke qenë shumë i pëlqyer për muzikën e tij, ai në koncerte tërheq njerëz në masë, e aty ku ka masë sigurisht që jo vështirë mund të arrihet edhe deri te keqkuptimet ose incidentet e vogla.

Së fundmi, në një nga koncertet e Imerit, ka pasur një rrahje masive mes disa personave në audiencë gjatë kohës që ai po performonte.

Në videot, të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale, mund të shihet se si në një moment detyrohet që të ndërhyjë sigurimi për të qetësuar situatën.

Në atë moment, edhe këngëtari detyrohet që ta ndërpresë performancën për pak çaste, për të vazhduar më pas dhe për t’u menduar që ta zhvendosë vëmendjen e publikut.

Butrinti edhe një vit më parë ishte përballur me një situatë jo të mirë, ku në një prej koncerteve të tij gjatë verës kishte pasur një përledhje të rëndë mes disa personave. /Telegrafi

Exit mobile version