4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rrahje e vjedhje, dita e djeshme jo e mirë për Obiliqin

Dje në qytetin e Obiliqit ka ndodhur një rrahje mes dy meshkujve, ku njëri prej tyre është trajtuar për lëndimet e marra.

Policia thotë se personat e dyshuar janë arrestuar, transmeton prishtinapress.eu

“Rr. “Sali Fikret Plemetin”, Obiliq 17.01.2019 – 12:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Ashkali, të cilët dyshohet se ishin rrahur në mes veti, si pasojë e rrahjes të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Gjithashtu në Obiliq, dje është vjedhur një veturë.

“Fshati Palaj, Obiliq 17.01.2019 – 06:24. Ankuesi mashkull K/Ashkali, ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij e tipit VË Pasat me targa vendore”, njofton PK-ja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img