Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.
Në një rrahje janë përfshirë sonte disa persona në lagjen Ulpiana në Prishtinë, teksa pamjet janë publikuar në faqen që është nën administrimin e qytetarëve për evidentimin e parregullsive në kryeqytet ‘Vrojtuesit e lagjes’.
Sipas pamjeve, në përleshje janë përfshirë së paku gjashtë persona.