Dyert e odës po ia hap sërish pas 32 vitesh.
Veçse kësaj radhe, për të kujtuar kohën kur ky objekt u lëshua për një mision fisnik si shtëpi-shkollë, këtu në fshatin Grackë të Lipjanit.
Hamit Hoxha, pronari i saj, i kishte parasysh të gjitha rreziqet që mund të vinin nga okupatori serb por dëshira për shkollimin e brezave i munde të gjitha.
E sikurse në vitin 1992, mësuesi Rrahim Sylejmani, në klasën e tri dekadave më parë po i pret ish-nxënësit e tij, për të kujtuar kohën kur titulli i mësimdhënësit ishte i shenjtë.
Bashkëbisedimi me ta, në ditën e mësuesit, është si rrotë historike që i rikthen në kohë.
Ish-nxënësi i tij, Feim Begaj me shumë nostalgji e kujton atë periudhë.
Por sa e vështirë ishte kjo periudhë për vajzat tregon, Merita Semetishti Begaj.
S’kishte si të ishte ndryshe, rrugëtimin e tij si arsimtar i gjuhës shqipe në shkollën fillore “Vëllezërit Domaneku” në vendlindjen e tij, fshatin Topliçan do ta vazhdojë me breza të tjerë.
Ora mësimore këtë të martë iu kushtua shkollave të para shqipe, e më pas arsimtari ka një mesazh për nxënësit.
Kontributin e tij dhe të gjithë arsimtarëve të asaj kohe, drejtori i kësaj shkolle, Salih Uka, i përmblodhi në një libër.
Nxënësit nga një copë e këtij libri recituan një hartim të asaj kohe.