0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Mësuesi ritakohet me nxënësit e tij pas 32 vitesh në odën ku mbajti mësim

Dyert e odës po ia hap sërish pas 32 vitesh.

Veçse kësaj radhe, për të kujtuar kohën kur ky objekt u lëshua për një mision fisnik si shtëpi-shkollë, këtu në fshatin Grackë të Lipjanit.

Hamit Hoxha, pronari i saj, i kishte parasysh të gjitha rreziqet që mund të vinin nga okupatori serb por dëshira për shkollimin e brezave i munde të gjitha.

E sikurse në vitin 1992, mësuesi Rrahim Sylejmani, në klasën e tri dekadave më parë po i pret ish-nxënësit e tij, për të kujtuar kohën kur titulli i mësimdhënësit ishte i shenjtë.

Bashkëbisedimi me ta, në ditën e mësuesit, është si rrotë historike që i rikthen në kohë.

Ish-nxënësi i tij, Feim Begaj me shumë nostalgji e kujton atë periudhë.

Por sa e vështirë ishte kjo periudhë për vajzat tregon, Merita Semetishti Begaj.

S’kishte si të ishte ndryshe, rrugëtimin e tij si arsimtar i gjuhës shqipe në shkollën fillore “Vëllezërit Domaneku”  në vendlindjen e tij, fshatin Topliçan do ta vazhdojë me breza të tjerë.

Ora mësimore këtë të martë iu kushtua shkollave të para shqipe, e më pas arsimtari ka një mesazh për nxënësit.

Kontributin e tij dhe të gjithë arsimtarëve të asaj kohe, drejtori i kësaj shkolle, Salih Uka, i përmblodhi në një libër.

Nxënësit nga një copë e këtij libri recituan një hartim të asaj kohe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img