0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Rrahja për vdekje e personit me aftësi të kufizuara u dënua me 6 vjet, familja e viktimës është shumë e mllefosur

Me 6 vjet burgim është dënuar Bujar Shahini nga Gjykata në Ferizaj. Ai akuzohej se e ka rrahur një person me aftësi të kufizuar, i cili më pas kishte vdekur nga lëndimet e marra nga rrahja. Familja e viktimës është shumë e mllefosur me dënimin e dhënë sot, thotë avokatja e tyre. 

Sot Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me gjashtë vite burgim Bujar Shahinin, për shkaktim të “lëndimit të rëndë trupor” ndaj 50-vjeçarit me aftësi të kufizuara Asllan Leskovci, i cili vdiq nga lëndimet e marra. Ngjarje ka ndodhur 21 shkurt 2021, në parkingun e pompës së derivateve në fshatin Bibaj të Ferizajt. Avokatja e palës së dëmtuar, Fehmije Gashi – Bytyqi, paralajmëron ankese në Gjykatën e Apelit dhe beson se kjo e fundit do ta rrisë dënimin.

E kontaktuar nga Gazeta Express, avokatja Fehmije Gashi – Bytyqi, tha se i akuzuari nuk e ka pranuar fajësinë dhe se nuk ka pasur rrethana lehtësuese. Ajo tha se familja është shumë e mllefosur me vendimin e gjykatës.

“Pala e dëmtuar është e pakënaqur, dënimi ka qenë 5-15 vjet edhe ky s’e ka pranu fajësinë që ja kanë dhënë dënimin. Si përfaqësuese e palës së dëmtuar do të ushtroj ankesë kundër aktgjykimit kur të përpilohet. Unë e kam përfaqësu, nuk ka pas rrethana lehtësuese nuk e ka pranu fajësinë, do të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit… Besoj që gjykata e Apelit do ta ngrisë dënimin”, tha Gashi – Bytyqi për Gazetën Express.

Lidhur me cilësimin e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”, avokatja tha: “Ajo ka qenë kompetencë e prokurorit, familja më vonë më ka angazhu”.

“Familja është shumë e mllefosur…Ai s’ka pa 40 për qind dhe është vërejtë nga pamja që është person me aftësi të kufizuara. E kanë lanë në emergjencë edhe kane thënë në rrugë e kemi gjetë, edhe këpucën ia kanë gjujtë”, tha tutje avokatja për Gazetën Express.

Gazeta Express kishte raportuar se Bujar Shahni kishte qëndruar disa ditë në arrati, por më pas ishte dorëzuar në polici. 

Si e rrahu brutalisht Shahini 50-vjeçarin?

“Betimi për Drejtësi” raporton se, sipas aktakuzës, i pandehuri Bujar Shahini, akuzohej se më 21 shkurt 2021, rreth orës 15:14, në parkingun e pompës së derivateve të naftës “Hib Petrol”, në fshatin Bibaj, Komuna Ferizaj, me dashje i kishte shkaktuar lëndim të rëndë trupor A.L, person me aftësi të kufizuara.

Në akuzë thuhet se tani i ndjeri A., ishte në parkingun e “Hib Petrol”, duke biseduar me Osman Osmanin, kurse i pandehuri duke lëvizur me motoçikletën e markës “Yamaha”, atëherë tani i ndjeri e kishte fyer me fjalë duke ia sharë nënën, e pastaj ishte nisur në drejtim të aparateve për mbushje me derivate.

Gjithnjë sipas aktakuzës, thuhet se i pandehuri ishte kthyer me motoçikletë në të njëjtin drejtim dhe ishte ndalur afër tani të ndjerit, i cili ishte ofruar afër motoçikletës duke e ngritur dorën lartë, kurse i pandehuri kishte zbritur nga motoçikleta dhe e kishte goditur me grusht në pjesën e fytyrës, nga e cila goditje tani i ndjeri ishte rrëzuar në shpinë duke u përplasur me pjesën e pasme të kokës në beton, ku kishte pësuar lëndime të rënda trupore – frakturë e bazës së kafkës dhe majtas deri në orbitë, të cilat lëndime shkaktojnë gjakderdhje të brendshme në tru.

Me këtë rast, thuhet se i njëjti transferohet në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë, ku ndërron jetë në ora 00:44 minuta.

Me këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga nen 186, par.5 lidhur me par.2, nënpar.2.1 të Kodit Penal.

Sipas dispozitivit II të kësaj aktakuze, i pandehuri Jeton Nuredini akuzohej se më 21 shkurt 2021, në Ferizaj nuk e kishte lajmëruar kryesin e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”, edhe pse ka qenë në dijeni për identitetin e tij.

Aktakuza thotë se derisa kishte qenë së bashku me shokun e tij, të pandehurin Bujar Shahini para pikës së derivateve “Hip Petrol” në fshatin Bibaj, i pandehuri Shahini e kishte goditur me grusht në kokë të dëmtuarin A.L, siç përshkruhet në dispozitivin e I të kësaj aktakuze, atëherë i pandehuri Nuredini së bashku me të pandehurin Shahini, e dërgojnë të dëmtuarin me veturë deri në QMF-2 në Ferizaj, pa dhënë informacione për identitetin e tyre, me arsyetimin se të dëmtuarin e kanë gjetur në rrugë, pastaj i pandehuri me veturën e tij e kishte dërguar të pandehurin Bujar në shtëpinë e tij në fshatin Bibaj, kurse vet ishte thyer në shtëpi pa e paraqitur rastin në Stacionin Policor në Ferizaj, kurse i pandehuri Bujar, pastaj largohet nga Kosova.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre” nga nen 378, par.1 nënpar.1.3 të Kodit Penal. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img