5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rrahja në Kuvend, Lushtaku: Reagimi im ishte kundër Radojcicit dhe argatëve te tij

Deputeti nga radhët e PDK’së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas përplasjes së sotme në Kuvend, ku fillimisht hodhi ujë në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti e pastaj u përplas me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Lushtaku ka thënë se reagimi i tij ishte “kundër Radojcicit dhe argatëve te tij”.

“Reagimi im ishte kundër Radojcicit dhe argatëve te tij”, ka shkruar Lushtaku.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë eskaluar në dhunë gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Gjithçka ka filluar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e hoqi foton e Kurtit që ishte vendosur nga opozita te pankarta “Zdravo”.

Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku e gjuajti pastaj me ujë kryeministrin Albin Kurti, derisa ai po mbante fjalim në foltore.

Pas kësaj zëvendëskryeministri Bislimi shihet duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, ku afrohen Ministri Hekuran Murati dhe Ministrja Albulena Haxhiu.

Lushtaku shihet duke i shtyrë të dy dhe pastaj afrohet edhe deputeti tjetër i PDK’së, Hajdar Beqa dhe deputeti i VV’së, Armend Muja, ku eskalon situata.

Aty ndërhyjnë edhe sigurimi. Kryeparlamentari Glauk Konjufca më pas e thirri Policinë e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img