0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rrahja në kuvend, Bekim Haxhiu ftohet nga Prokuroria

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka konfirmuar se është ftuar për intervistim nga Prokuroria, lidhur me dhunën e përdorur dje në Kuvendin e Kosovës, ku u përleshën fizikisht deputetët e PDK-së dhe ministrat e qeverisë, ku u përfshi edhe ai.

Haxhiu ka thënë se do të intervistohet javën e ardhshme.

“Organet e drejtësisë janë të pavarura në punën e tyre, kurdo qe te më thirrin do te ju përgjigjem. Jam kontaktuar nga prokuroria, javën tjetër do të intervistohem”, ka thënë Haxhiu për Express.

Prokurorja e rastit, Nebahate Salihu, ka thënë se deri tash janë dëgjuar zëvendësministri Besnik Bislimi dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, por që s’ka treguar se në çfarë cilësie janë intervistuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img