Site icon PrishtinaPress

Rrahja e zyrtarëve të MPJ-së, pritet suspendimi i tyre

Pas raportimit të “Indeksonline” për rrahjen ndërmjet dy zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka reaguar kjo e fundit. Ministria të cilën e udhëheq Enver Hoxhaj ka konfirmuar incidentin e sotëm ndërmjet sekretarit të kësaj Ministrie, Fitim Sadiku, dhe një zyrtari të lartë, Vlorat Gashi.
Lexo poashtu: Grushte e shqelma në Ministrinë e Enver Hoxhajt (Foto)
Drejtori i Përgjithshëm, Albert Prenkaj ka thënë për “Indeksonline” se do të ketë ndëshkime për dy zyrtarët të cilët janë përfshirë në këtë rrahje.
“Ka qenë moment dobësie jashtë çfarëdo kodi etik të sjelljes. Mbetet një rast i izoluar dhe do të merren masa konform rregullave e ligjeve në fuqi. Komisioni Disiplinor do të mblidhet dhe pezulloj të dy zyrtarët ” ka thënë Prenkaj.
 

 
Kjo rrahje është konfirmuar edhe nga organet e sigurisë. Zëdhënësja e PK-së, për Rajon e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline” se dy zyrtarët e përfshirë në këtë rast kanë pësuar lëndime trupore.
“Ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Personat e përfshirë janë intervistuar nga Policia e Kosovës dhe se të njëjtit janë liruar pas urdhrit të prokurorit”, ka thënë ajo.

Exit mobile version