Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka shprehur keqardhje për sulmin e tifozëve ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri.
Hyseni tha se ndeshja që sipas tij e përcaktonte fituesin e titullit të Superligës në futboll po shkonte për së mbari deri në atë moment.
“Në Gjilan po zhvillohej sot njëra prej ndeshjeve më të mira të sezonit në futbollin tonë. Gjilani përballë Ballkanit të Suharekës në ndeshjen përcaktuese për titull. Gjithçka shkoi për së mbari deri në momentin kur filloi përleshja ne fushë, për më keq u sulmua edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri”, shkroi ai në Facebook, transmeton Gazeta Express.
Hysni i uroi shërim të shpejtë portierit, ndërsa shtoi se “skena të tilla nuk duhet të shohim askund, aq më tepër në sport”.