-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rrahim Pacolli: Pas Bajramit e caktojmë ministrin e ri të ambientit

Ministria e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor duket se do të mbetet me ushtrues detyre edhe për disa javë. Në partinë e Behgjet Pacollit ende nuk kanë vendosur se kush do ta zëvendësojë ish- Ministren Reshitaj. Vendimi pritet të merret vetëm pas festës së Bajramit, ndërsa prapë në krye të kësaj pozite pritet të vijë një grua, shkruan Express.

Janë bërë më shumë se dy javë që prej se Albena Reshitaj dha dorëheqje nga pozita e Ministres së Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor (MMPH). Që prej atëherë kjo pozitë po mbulohet me ushtrues detyre. E tillë duket se do të mbetet edhe për disa javë.

Në partinë e Behgjet Pacollit thonë se ende nuk kanë vendosur se kush do ta zëvendësojë ish- Ministren Reshitaj. Madje, as nuk kanë dhënë ndonjë emër që pritet të vijë në këtë pozitë.

Sekretari organizativ në AKR, Rrahim Pacolli i ka thënë Gazetës Express se ende nuk janë mbledhur për ta diskutuar se kush do ta zëvendësojë ish-Ministren Reshitaj. Shton se tani për tani këtë pozitë do të vazhdojë ta ushtrojë, Fatmir Matoshi.

“Jo, ende nuk kemi marrë ndonjë vendim se kush do të vije në emër të saj. Nuk ka ndonjë emër që po përmendet njëherë për njëherë. Ende nuk është mbledhë kryesia e partisë për këtë çështje. Tani për tani kjo pozitë do të mbetet me ushtrues detyre”, ka thënë ai.

Pacolli thotë se për këtë do të vendoset vetëm pas festës së Bajramit. Ndërsa, thotë se me siguri prapë në këtë pozitë do të vijë një femër. Madje, thotë se ai vetë do të propozojë një gjë të tillë.

“Deri pas Bajramit nuk po besojë që mblidhet partia, e tek pas kësaj mbledhje do të vendoset se kush do të vijë në këtë pozitë. Me siguri në këtë pozitë do të vijë sërish një femër, pasi që ka shumë pak femra në këtë pozitë”, ka thënë Pacolli për Express.

Ndryshe, si arsye se pse Albena Reshitaj tha dorëheqje nga pozita e ministers u raportua se ishin pikërisht marëdhëniet jo të mira mes saj dhe Rrahim Pacollit. Në portalin e Pacollit disa herë u shkruajt për Reshitajn.

Ndonëse, Reshitaj vinte nga e njëjta parti sikurse edhe pronari i këtij portali, Rrahim Pacolli, kritika të ashpra u drejtuan kundër saj. Madje, në një prej artikujve u shkruajt edhe për jetën personale të Reshitajt, duke e quajtur të dashurin e saj edhe shitës simitesh.

Por, krej këto i mohoi vet Rrahim Pacolli. Ai për Gazetën Express kishte thënë se ka marrëdhënie shumë të mira me ish-Ministren.

Gjersa, për tekstet që u botuan në portalin ku ai është pronar, kishte thënë se mediumi i tij është i “pavarur dhe mund të shkruajë për çkado”.

“Jo, unë kam raporte shumë të mira me Albenën, tash ish-ministre, edhe pse e kam pa që është raportu në media se nuk kemi raporte të mira, por kjo nuk është e vërtetë. E sa i përket teksteve për të që janë publikuar në portalin tim, portal imi është i pavarur dhe shkruan për këndo”, kishte thënë Pacolli.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img