Të premten në Gjakovë një grua është rrahur në një rast ku dyshohet se janë përfshirë bashkëshorti dhe vjehrritë e saj.
“Është iniciuar rasti në të cilën janë përfshirë viktima femër kosovare dhe tre të dyshuar (burri dhe vjehrritë)”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Tre të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa viktima pasi ka pranuar tretman mjekësor është kthyer tek familja e prindërve të saj”.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit-bashkëshorti dhe vjehrri janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara-vjehrra e viktimës është liruar në procedurë të rregullt”.