Site icon PrishtinaPress

Rrahet me shufër gome një person në Leposaviq

Një rast i sulmit fizik është regjistruar dje në Leposaviq.

Viktima, serb shtetas i Kosovës, ka raportuar në polici se është sulmuar me shufër gome nga një shtetas kosovar.

Sipas viktimës, rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje mes tyre.

I njëjti ka pranuar tretman mjekësor, raporton Indeksonline.

“Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version