Rrahet brutalisht kryeredaktori i web-faqes së RTK-së

118
Advertisement

Kryeredaktori i web-faqes së Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur brutalisht nga pesë persona sot në një lokal të Prishtinës.

Advertisement

Siç raporton RTK sulmi fizik ndaj gazetarit Ahmeti, ka ndodhur në lokalin “Friends Aveny” të kryeqytetit.

Edhe pse ende nuk dihen rrethanat se shkaqet se pse ka ndodhur një sulm i tillë, dihet se pesë personat kanë hyrë në këtë lokal dhe e kanë rrahur kryeredaktorin e web-faqes së RTK-së.

Ndërkaq, personi që dyshohet për sulmin brutal është zyrtari i Telekomit të Kosovës, Gëzim Makolli.

“Pesë vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. Personi në fjalë është Gëzim Makolli. E ftova policinë dhe prokurorinë. Nuk i di arsyet e sulmit”, ka thënë Ahmeti.

Policia dhe prokuroria janë në dijeni të ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

PostAdssFotoja e reklamës