Site icon PrishtinaPress

Rrahen mes vete dy persona në Viti, njëri lirohet e tjetri arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të dyshuar pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete.

Rasti ka ndodhur në fshatin Budrikë e Epërme në Viti.

Si pasojë e rrahjes që të dy kanë pësuar lëndime trupore.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Budrikë e Epërme, Viti 10.08.2023-21:20. Pas një mosmarrëveshje verbale, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, si pasoj e rrahjes kanë pësuar lëndime trupore. Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me 11.08.2023 janë arrestuar . Pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

Exit mobile version