Policia ka njoftuar se është arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, pasi ishte i përfshirë në një rrahje me disa nga fqinjët e tij, ka sulmuar edhe zytarin policor i cili ishte në krye të detyrës.
Lidhur me rastin nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregulltë.
Raporti i plotë:
“Fushë Kosovë 02.06.2023 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet se ishte i përfshirë në një rrahje me disa nga fqinjët e tij dhe po ashtu ka sulmuar edhe zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin lirohet në procedurë të rregullt