-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rozeta Hajdari emëron sërish një U.D. të Sekretarit

Drejtori i Departamentit Ligjor, Rexhep Bllaca, është emëruar Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Vendimi është marrë dje, nga ministrja Rozeta Hajdari.

Dikasteri i kësaj të fundit pas gati dy vitesh qeverisje, ka shpallur konkurs për sekretar të Përgjithshëm të ministrisë.

Gara për aplikim është e hapur deri më 23 shtator 2022, ndërsa lista e kandidatëve që i plotësojnë kriteret parashihet të publikohet më së largu deri më 3 tetor.

Ndryshe, që nga marrja e mandatit, Rozeta Hajdari ka funksionuar me Ushtrues Detyre të Sekretarit, duke i ndërruar disa me radhë. 

Arbër Gegaj, ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka dhënë dorëheqje disa ditë më parë nga kjo pozitë, tre muaj pasi e mori këtë detyrë

Ende nuk dihen arsyet e sakta të dorëheqjes së tij, por është raportuar se veprimi ndërlidhet me mosmarrëveshjet mes tij dhe stafit politik në Ministrinë e Industrisë, që udhëhiqet nga Rozeta Hajdarit, rreth një kontrate publike me vlerë të madhe.

Ai thuhet se ka refuzuar të japë aprovimin e tij me nënshkrim të një tenderi publik të vlefshëm mbi një milion euro, të iniciuar nga Zyra e Prokurimit në MINT.

Vetë Gegaj ende nuk ka folur për rastin në fjalë, dhe as Ministria e udhëhequr nga Rozeta Hajdari.

Ai ishte emëruar ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë rreth tre muaj më parë. Vendimin e kishte nxjerrë ministrja Hajdari më 6 maj, 2022.

Në këtë pozitë, ai e kishte zëvendësuar Irfan Lipovicën, një tjetër u.d. të Sekretarit të Përgjithshëm në MINT, i cili ishte shkarkuar në fillim të muajit maj me vendim të ministres.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img