13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rozeta Hajdari e padit Berat Buzhalën, ky i fundit i kërkon dorëheqje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka dorëzuar padi pranë Gjykatës Themelorë në Prishtinë, kundër Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT-it, Enver Hajrullahut.

Njoftimin për padi, Hajdari e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook.

Sulmet e vazhdueshme shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm.

“Tentimet e dështuara për të cenuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vetes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë. Prandaj, sot për këtë qëllim, kam dorëzuar padi në Gjykatën Themelore, në Prishtinë, kundër Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndërsa gazetari Berat Buzhala i ka kërkuar asaj dorëheqjen.

“Pra, në vend që me dhënë dorëheqje për abuzimin me rezerva shtetërore, për humbjet e mëdha financiare, për terrorin në ministri, Rozeta është çuar me sabah me më paditë”, ka shkruar Buzhala në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img