Site icon PrishtinaPress

Roy Hodgson ‘vdes’ duke qeshur me reagimin e Pep Guardiolas kur skuadra e këtij të fundit pranoi gol

Manchester Cityt ka vazhduar me lojëra dhe rezultate të këqija në Ligën Premier, pasi barazuan në shtëpi 2-2 ndaj Crystal Palace në xhiron e 17-të.

Manchester City kishte një rrugë të hapur drejt tre pikëve, pasi kryesonte 2-0 me golat e Jack Grealish dhe Rico Lewis.

Kampioni aktual ka pasur dy gola epërsi deri në minutën e 76-të, kur nisën problemet për ta. Por pastaj mysafirët shënuan dy herë, ndërsa goli i dyti erdhi në kohën shtesë pasi Phil Foden shkaktoi penallti.

Me këtë barazim, Man City ka fituar vetëm një herë në gjashtë ndeshjet e fundit. Kjo ishte hera e parë që nga dhjetori 2016 që Man City nuk fitoi tre ndeshje radhazi në stadiumin e tyre.

Veçanërisht interesant është një detaj nga fundi i lojës, pas goditjes së penalltisë për Crystal Palace.

Në atë moment, Guardiola humbi plotësisht kontrollin dhe filloi të egërsohej, ndërsa në të njëjtin moment trajneri i Crystal Palace, legjendari Roy Hodgson, po vdiste nga të qeshurat duke parë katalanasin.

Një pikë e madhe për Crystal Palacen ishte kjo e fituar sot.

Exit mobile version