Site icon PrishtinaPress

Roth letër BE-së për hetim në zgjedhjet e Serbisë: Vuçiqi është plotësisht i izoluar

Kryetari i Komisionit të Politikës së jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, e ka quajtur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, plotësisht të izoluar.

Këtë ai e tha në platformën e rrjeteve sociale X, ku edhe e ka publikuar një letër të nënshkruar nga 24 deputetë të shteteve të BE-së, drejtuar presidentes të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyne, presidentes të Parlamentin Evropian, Roberta Mitsola, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguar të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në letër bëhet fjalë kërkesat e këtyre 24 politikanëve për zhvillimet e fundit në Serbi, përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve atje më 17 dhjetor.

“I nderuari president Vuçiq, kjo nuk është as një komplot, as një fushatë socialiste. Jeni plotësisht të izoluar!”.

“24 përfaqësues të rangut të lartë nga e gjithë Evropa i bëjnë thirrje BE-së që në mënyrë të pavarur të hetojë akuzat për mashtrim dhe të bëjë rekomandime për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi”, ka shkruar Roth derisa e ka publikuar letrën.

Sipas kësaj letre, BE-së i bëhet thirrje për një hetim për pretendimet për mashtrim në zgjedhjet serbe.

Exit mobile version