Krysuesi i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Gjermanisë, Michael Roth, thotë se jo vetëm ai, “por edhe shumë kolegë të shquar” në parlamemnte evropiane “kanë dyshime serioze” rreth strategjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për deeskalim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Shumë kolegë të shquar nga Bundestagu dhe parlamente të tjera në Evropë kanë dyshime serioze rreth ‘strategjisë’ së BE-së dhe ShBA-së për deeskalim mes Serbisë dhe Kosovës”.
“Nuk është as e balancuar as e mençur. Koha është për një ‘pikë kthimi’”, ka shkruar Roth.