Home Sport Rossonerët humbin avantazhin në një ndeshje dramatike

Rossonerët humbin avantazhin në një ndeshje dramatike

Parma ka arritur të nxjerrë një pikë në përballjen dramatike kundër Milanit në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A.

Ndeshja përfundoi 2-2, me golat e Saelemaekers dhe Leaos për Milanin, ndërsa Bernabe dhe Del Prato shënuan për skuadrën e Parmës.

Ndeshja u shoqërua me një intensitet të lartë, ku skuadra e Parmës pati dominim në raste, por portieri i Milanit ishte vendimtar me disa pritje të shkëlqyera.

Me këtë rezultat, Milan mbetet në vendin e parë në tabelën e Serie A me 22 pikë, sa ka edhe Napoli që luan të dielën kundër Bolognas.

Nga ana tjetër, Parma ndodhet në vendin e 17-të me vetëm tetë pikë nga 11 ndeshje të zhvilluara.

Exit mobile version