Site icon PrishtinaPress

Rooney: Mund ta vrisja ndokënd apo vetveten, shkaku i alkoolit

Wayne Rooney ka folur hapur për problemet e tij në të kaluarën me alkoolin 

Wayne Rooney ka folur hapur për problemet e tij në të kaluarën me alkoolin, madje edhe gjatë kohës si futbollist profesionist, duke shtuar se ajo rrugë mund ta kishte dërguar atë drejt vdekjes.

Trajneri i tanishëm i Derby County, ka treguar se ai kishe vuajtur nga disa probleme mendore në atë kohë dhe mendon se ai kishte mundur ta vrasë vetveten, apo dikë tjetër, duke i vënë shoqërinë e tij në rrezik. 

“Ndoshta vdekje”, ishte përgjigja e tij, në një intervistë për BBC Breakfast, kur ai u pyet për atë se si ndihej ai kur ishte i varur nga alkooli. 

“Mund t’i bëja cak sulmi disa vajza, mund të vozisja në gjendje të dehur, të cilat gjëra i kam bërë, apo mund ta vrisja ndokënd. Mund ta vrasësh edhe veten, në rastin më të keq”, tha ai, transmeton GazetaExpress.  

“E dija që kisha nevojë për ndihmë, ta shpëtoja vetveten por po ashtu ta shpëtoja familjen time. 10 apo 15 vite më parë, mezi shkoja në zhveshtore dhe thosha që po vuaj nga alkooli, po luftoja me shëndetin mendor”. 

Legjenda e Manchester United po ashtu ka folur për disa probleme që ai ishte futur si fëmijë, në lidhje me përleshjet dhe dhunën në rrugë. 

“Zakonisht ne shkonim në Southport dhe përlesheshim shumë. Kthehesha me sy të qepur në shtëpi. Isha vetëm 12 vjeç. Me kujtohet edhe kur ma thyen nofullën në Manchester. Isha vetëm 13 vjeç”, theksoi ai.

Exit mobile version